E tradhtoi telefoni, prokuroria zbardh rolin e Tetës në eliminimin e “Santjagos”

10:21 | 21/10/201910:210

Në vrasjen e Santiago Malkos dyshohet se kanë marrë pjesë 8 persona mes tyre edhe Blendi Teta tashmë i arrestuar.

Tetës pritet që së shpejti ti rëndohet akuza, dhe ti bashkohet këtij grupi. Fillimisht Blendi Teta u hetua për “moskallëzim krimi“, por hetimet më të fundit rezultojnë se, Blendi Teta ka qenë në dijeni për atentatin ndaj Santiago Malkos.

Malko pasditen e atentatit, ka lëvizur nga spitali i pediatrisë drejt rrugës Xhanfizë Keko, pasi atje kishte djalin të sëmurë, dhe ka qenë pikërisht Blendi Teta me makinën e tij që ka ndjekur Santiago Malkon nga spitali drejt vendit ku u krye dhe atentati ndaj tij.

Gjithashtu edhe personat e shpallur në kërkim akuzohen për veprën penale “vrasje me dashje në bashkëpunim“, “armëmbajtje pa leje” gjithashtu dhe “krijimin e grupit të strukturuar kriminal“. Ky grup ka planifikuar deri në detaje ekzekutimin e ish-policit.

Aktualisht prokuroria ka vetëm Blendi Tetën të arrestuar, i cili pritet ti shtohet këtij grupi të strukturuar kriminal, edhe pse ai i ka mohuar kategorikisht akuzat.

Sipas prokurorisë gjithçka është zbuluar nga përgjimet telefonike që Teta ka patur me bashkëjetuesen e tij./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono