E rëndë, nëna amerikane vret tre fëmijët e saj, trupat u gjetën në banesë

10:18 | 22/01/202010:180

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e vrasjes nga nëna e tyre. Mediat amerikane bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Phoenix të Amerikës, ku një nënë për shkaqe të panjohura ka vrarë fëmijët e saj.

Sipas mediave dyshohet se nëna ka vrarë vajzën e saj të mitur, vajzën e saj 2-vjeçare dhe djalin e saj 3-vjeçar.

Policia gjeti fëmijët e vdekur në shtëpinë e tyre në Phoenix. Banorët njoftuan 911, duke thënë se kishin parë tre kufonma brenda banesës. Nëna është një 22 vjeçare, mbi të cilën bien një sërë akuzash, deri tek vrasja e shkallës së parë.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e fëmiëve dhe nënës që dyshohet se ka kryer këtë akt të rëndë. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono