E përplas makina, humb jetën shqiptari në Itali

09:52 | 17/01/202009:520

Një 63 vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Itali.

Mediat amerikane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rimini ku shqiptari Halim Sulejmani është përplasur nga makina teksa ishte duke ecur buzë rrugës.

Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur në  rrugën Emilia, afër Pesaresi.  Nga një hetim i parë i bërë nga policia, shoferi i Mercedesit, nga Rimini, nuk e vuri re personin që po shëtiste në anë të rrugës dhe e goditi per vdekje.

Shoferi dëgjoi atë zhurmë të tmerrshme, dhe menjëherë kuptoi se ai kishte goditur ‘diçka’. Ai shpresonte të kishte perplasur një kafshë, por për fat të keq jo.

Si pasojë e përplasjes 63 vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono