“E ofendojmë Laçin kështu!”, derbi i veriut në “lupën” e Starovës

23:31 | 11/11/201923:310

Sulejman Starova ishte pjesë e Laçit deri para disa javësh dhe tashmë i shikon kurbinasit nga jashtë. Trajneri i njohur, pjesë e panelit të Pressing në ABC Neës, foli për ndeshjen Laçi-Kukësi. Ai është i mendimit se kurbinasit e merituan fitoren dhe theksoi se nuk thënë që Laçi është fushë e vështirë, por që kanë ekipin e mirë.

“Laçi nuk është thënë asnjëherë që nuk është luajtur futboll. Objektivi ishin kupat e Europës. Ata nuk kanë pozicione të dubluara. Cungu po ecën shumë mirë, në mënyrë fantastike bashkë me djemtë. Deri tani nuk kanë pasur dëmtime, kanë po të njëjtin formacion. Kanë edhe Gjonin të dëmtuar, që tani ka nisur përgatitjet pas frakturës”.

“Të analizojmë ndeshjen. Kukësi donte pikën, prej mungesave. Fushë e vështirë nuk ka pse thuhet, se ofendohet. Laçi është i vështirë se është ekip i fortë. Laçi u përpoq të shënonte, Kukësi nuk kundërsulmoi dot. Nwabuezen e ndalën. Gavazaj ishte krejtësisht jashtë forme. Nuk u prodhua shumë. Pati një penallti për Laçin dhe një goditje të Deliut deri te penalltia. Laçi e meritoi fitoren”, tha Starova.

“Më duhet ta them se kishin shumë mungesa te Kukësi. Jemi në Superiore dhe janë shumë, nuk kemi ekipe si Liverpooli e Barcelona. Gradualisht ata luajnë më mirë se të tjerët. Ata nuk kanë natyrën e Partizanit e Laçit, që kanë shpejtësi e vrull. Pse shkoi për një pikë ishte se nuk ishte pesë titullarë. Duro nuk luante dot ndryshe. U mbrojt mirë, pati edhe momente të mirë. Në mbrojtje ishin mirë. Gavazaj ishte i shkëputur, Daku, sulmuesi i dytë pas Shkurtajt, nuk është titullar. Nëpërmjet barazimit shkohet edhe te fitorja”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono