E ngarkuara me detyrë e ambasadës së SHBA-së takim me Metën

10:10 | 13/06/201910:100

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Lejla Moses Onesh, ka zhvilluar sot paradite një takim me kreun e shtetit Ilir Meta. Diplomatja amerikane ka shkuar në mëngjes në zyrën e Ilir Metës në Presidencë. Ky takim mbahet në një situatë të tensionuar politike në vend.

Shfuqizimi nga kreu i shtetit i datës së zgjedhjeve vendore nuk ka gjetur mbështetje nga maxhoranca, e cila vijon fushatën elektorale dhe deklarohet prerë se zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor. P

ër maxhorancen,  zhdekretimi i datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës është antikushtetues, ndaj grupi parlamentar i PS-së ka ndërmarrë një nismë në Parlament për shkarkimin e presidentit.

Ndërkaq kreu i shtetit një ditë me parë nisi konsultimet me partitë politike për caktimin e një date të re për zgjedhjet vendore, edhe pse nga dy kampet politike nuk ka asnjë sinjal për ulje në dialog dhe për një marrëveshje politike. Po ashtu, ky takim ndodh në ditën kur parlamenti diskuton  mocionin e paraqitur nga PS-ja për shfuqizimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti dhe pak orë para se ky i fundit të publikojë qëndrimin e tij përmes një konference shtypi në orën 17.00./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono