E moshuara tregon si i grabitën 300 mijë euro: Më thanë jemi policë nga Tirana

09:10 | 20/11/201909:100

Një grabitje si nëpër filma ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në në një banesë në Fushë-Milot, ku autorët kanë marrë 300 mijë euro. Ngjarja ka ndodhur në banesën e Taf Shabani.  Në momentin e grabitjes në banesë ka qenë vetëm e zonja e shtëpisë.

Autorët i janë prezantuar kësaj të fundit si policë nga Tirana me pretedimim se duhet të bëjnë kontroll pasi djali i saj është arratisur nga burgu.

E moshuara tregon për Abc News se si ndodhi ngjarja.

Erdhën të tre dhe isha duke bërë një byrek. Ku e ke djalin? Hyri njëri, jemi prej Tiarane tha të ka dalë djali nga burgu ku e ke futur, e ke këtu? Tre persona pashë unë që këtu. Pastaj më morën mua, më futën nëpër dhoma dhe më thonin ku e ke futur djalin. I thashë për Zotin djali është në burg. Jo thanë, djali ka ikur, ku e ke futur. Ku e ke strehuar? Pastaj mbrapa hynë duke kërkuar andej, ku i ke armët më thonin se ka djali armë. Nuk e di i thashë ne jemi gra, i mbajnë burrat armët nuk i mbajnë ne. I kallëzova mbrapa kalajmave dhe erdhën. Ne kujtuam se ishte policia ata kishin qenë duke vjedhur. Sharruan lekët që kanë qenë atje brenda në kasafortë. Kanë marrë edhe plaçkat e nuses. Kasafortën e kanë hequr nga muri dhe e kanë marrë. Kanë marrë lektë e tokës, kanë ditur sikur janë lekë dhe i kanë marrë të gjitha, i kanë bërë grumbull dhe i kanë marrë me vete”, tha zonja e shtëpisë.

Ndërsa Taf Shabanit i zoti i shtëpisë tregon se vlera e parave të grabitura është mbi 300 mijë euro.

300 e ca mijë euro. Kanë që në ‘90 fëmijët në Itali”, tha ai.


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono