E grabitën në shtëpi, rrëfehet ish-mesfushori i Juventusit

22:51 | 20/11/201922:510

Ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, ishte prezent gjatë një grabitje që ndodhi në shtëpinë e tij disa javë më parë. 33-vjeçari u grabit nga disa burra të armatosur.

Mesfushori u tërhoq nga futbolli i luajtur këtë verë pas një aventure një vjeçare me klubin rus, Zenit. Marchisio luajti për shumicën e karrierës së tij me ekipin e Juventusit, ku fitoi trofe të shumtë dhe zemrat e të gjithë tifozëve.

Në një intervistë, ai ka folur për grabitjen dhe ndikimin që ka pasur tek ai, si dhe gruan e tij. Për më tepër, ai deklaroi se ishte i lumtur që fëmijët e tij nuk ishin në shtëpi në kohën e incidentit.

“Ata më bënë shumë pyetje, nëse kisha frikë apo gjëra të tilla. Unë nuk mund të përshkruaja frikën që kisha, e vetmja gjë për të cilën unë mendova ishin fëmijët e mi dhe isha shumë i lumtur që ata nuk ishin në shtëpi.

Ishte e vështirë për mua dhe gruan time. Kur jeni në atë moment, ju kaloni orë të tëra duke menduar për çdo skenar të mundshëm, çfarë ndodhi, si ndodhi, është e vërtetë apo fantazi? Policia ende po heton për këtë çështje, por për mua personalisht, jam i lumtur që gjithçka është lënë pas pa dëmtime”, përfundoi mesfushori./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono