Zoran Zaev firmos dorëheqjen si kryeministër

10:49 | 03/01/202010:490

Zoran Zaev ka lajmëruar se ka firmosur dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe sot në Kuvend duhet të miratohet dorëheqja e tij. Po ashtu sot deri në mesnatë pritet të votohet edhe qeveria teknike, e kryesuar nga ish-ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, në postin e kryeministrit teknik.

“Këtë mëngjes në orën 8.30 ishim në Qeveri. Nënshkrova dorëheqjen time, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës dhe në bazë të Ligjit për Qeverinë. Besoj se dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike”, tha Zaev.

Ndërsa dje VMRO –DPMNE tërhoqi Dragan Kovaçkin dhe doli me kandidat të ri për për ministër teknik të Punëve të Brendshme. Bëhet fjalë për Naqe Çulev, propozim ky i cili u pranua edhe  nga  LSDM dhe BDI./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono