Vrasja në “Astir”, Gjykata merr vendimin për Noel Dishin

11:40 | 25/01/202011:400

Gjykata Penale e Tiranës e Tiranës ka dhënë  masën “Arrest me burg”, Noel Dishin për autorin e dyshuar të vrasjes së 28 vjeçarit Vilson Tafçiu në  Astir.

Gazetarja Glidona Daci ben me dije per abcnew.al se Dishi ka qendruar i heshtur perballe gjyqtarit Altin Abdiu.

Këtë të shtunë Dishi para gjykatës ka zbuluar dhe një ngjarje të vjetër rrëmbimi që kishte ndodhur dy vite më parë në Durrës.

 

Në dëshminë  e tij Dishi ka theksuar se pas dhënies së dëshmisë në prokurorine e Durresit, është telefonuar nga Vilson Noka Tafçiu dhe e lane te takoheshin në Astir, ku pas nje konflikti te castit ai ka vrare mikun e tij.

“Debatuam dhe Vilsoni më tha se do ta bëj me keq se sa ta kanë bërë. Do të mbaj në bagazh të makinës dhe do ta thyej koken. Më pas edhe me shau. Tentova të largohesha por ai vijonte me të njëjtën mënyrë. Atëherë e kam qëlluar. U trondita kur kuptova se çfarë bëra”, ka thene Dishi/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono