VIDEO/ U dënua me 1 burg, Ervin Salianji: Nuk ka mafie, nuk ka llum që më ndal

16:05 | 18/12/201916:050

Pas marrjes së vendimit nga Gjykata penale e Tiranës, Ervin Salianji dha një prononcim për mediat ku theksoi se vendimi i sotëm për dënimin e tij do të apelohej më tej. Sipas Salianjit Gjyqtari Artan Gjermeni ka patur konflikt interesi në gjykimin e çështjes ndaj tij.

“E komentoj me qetësi. Ishte e pritshme  sepse ishte bërë gati kohë më parë. E pabazuar në ligj dhe në fakte, vetëm e bazuar në vendime politike.  Ky gjyqtar në një çështje më parë, ku unë kam qenë palë,  kemi kërkuar përjashtimin e tij sepse ka qenë në një konflikt interesi. Nuk ka mafje, nuk ka llum që më ndalin dot. Padiskutim që nuk më tremb por më bën të privilegjuar dhe i motivuar edhe më denoncues në këtë grup të strukturuar kriminal. Tashmë vendimi do të apelohet dhe do të ndiqen të gjithë shkallët e gjyqësorit deri në Strasburg“.

Gjykata e dënoi me burg, çfarë ndodh tani me ish-deputetin demokrat?

Sipas raportimit të gazetarit Andi Qosja për ABC News, Gjykata Penale e Tiranës ka marrë vendimin ditën e sotme për të akuzuarit në çështjen “Babale”.

Artan Gjermeni ka vendosur që Ervin Salianji të dënohet me 1 vit burg. Ndërkohë Gjykata Penale e Tiranës dënon me 3 vite e 5 muaj burg Albert Veliun dhe 2 vite burg për Fredi Alizotin.

Për Gazetarin Jetmir Olldashi gjykata ka vendosur për dënimin e tij me 6 muaj burg të konvertuar  në 100 orë shërbim komuniteti.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono