Vetëm 18 vjeç, policia arreston shkaktarin e aksidentit me një viktimë në Sauk

12:08 | 11/11/201912:080

Arrestohet nga Policia shkaktari i aksidentit me një të vdekur ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e së dielës pranë rrethrrotullimin Saukut.

I riu që u prangos është me inicialet F.F, i cili ka qenë në drejtimin e makinës tip “Mercedes” me targa “AA 131 ZZ”. Në të njëjtin automjet humbi jetën rrugës për në spital 17-vjeçari Kristjan Vasili.

Adoleshenti ka qenë pasagjer në automjetin luksoz që dyshohet se po bënte gara tek rrethrrotullimi i Saukut me shpejtësi tepër të lartë.

Në automjet kanë qenë edhe pasagjeri Alban Dervishaj, ndërsa mbeti i plagosur edhe Rei Oka.

Ky i fundit ishte duke qendruar në një tjetër automjet të ndaluar pranë autostradës dhe në shoqëri të disa miqve të tij.

Nga njoftimet e parapraku u raportua se, Dervishaj mbahet në reanimacion në gjendje të rëndë, kurse Oka ka dëmtime të lehta.

Aksidenti ndodhi në orën 22.00 të mbrëmjes së djeshme.

Vetëm në dy ditë 4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë  e aksidenteve në vendin tonë.

Mbrëmjen e djeshme humbi jetën Julian Loloçi në aksin që lidh lagjen Gerhot , në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër – Tepelenë.

Ndërsa mesnatën e së shtunës dy vajza 17 vjeçare ndërruan jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë, ndërsa ktheheshin nga një festë ditëlindje.  /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono