Merkel: Dëshpëruese që BE nuk hapi negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

14:48 | 18/10/201914:480

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se është dëshpëruese që vendet e BE nuk gjetën një marrëveshje për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një konferencë për mediat gjatë samitit të kliderëve të BE-së pas samitit të liderëve të BE-së.

Merkel tha se Gjermania dëshiron që negociatat për dy vendet të hapen pasi si Shqipëria dhe Maqedonia  kanë bërë progres. Por kjo tha kancerlarja – nuk ka bërë ende që shtetet anëtare të BE-së të marrin një vendim unanim. “Ka pasur ndasi sa i përket një procesi të përbashkët integrues të Shqipërisë Maqedonisë së Veriut”.

Franca dha kundërshtimin e saj sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tha Merkel, duke e vlerësuar një vendim dëshpërues për të dyja vendet. Megjithatë, kancelarja tha se ka pasur disa vende të BE-së që ndarazi dhanë qëndrim skeptik vetëm për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Bëhet fjalë për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe jo për anëtarësim, ata patjetër që duhet të përballen me disa kushte që ne kemi vendosur. Në Shqipëri vijon të ketë probleme, përfshi edhe migracionin, megjithëse Shqipëria ka bërë maksimumin sa i përket emigracionit. Kur bëjmë premtime duhet t’i mbajmë ato dhe jo t’i kthejmë shpinën vendeve. Janë disa faza sa i përket anëtarësimit në BE, unë vërtet dua një bashkim të këtyre vendeve, por më parë duhet të kalojnë në faza të ndryshme të këtij procesi“, tha Merkel.

Ndërkohë, presidenti francez Macron u shpreh se qeveria e tij sheh si problem të madh emigracionin nga Shqipëria duke theksuar se këtë s’mund t’ia shpjegojë qytetarëve të tij.

“Kishim një diskutim të gjatë lidhur me zgjerimin e BE. Wshtë temë e madhe. Duhet të merremi me të seriozisht. Besojmë në një Europë koherente dhe të përgjegjshme. Vendet e Ballkanit janë duke kaluar disa reforma të mëdha dhe duam që të vlerësojmë ndryshimet Kushtetuese që janë bërë, pra shumë qartësisht“, tha Macron.

Një numër i madh vendesh në BE nuk ishin të vendosura për të hapur negociatat. Ka disa përpjepje dhe arritje, por nuk janë atje ku duhej të ishin. Për shembull, migrimi dhe sundimi i ligjit apo edhe raportet fqinjësore. Nuk është e nevojshme për momentin që të ketë një zgjerim në këtë moment”, vijoi Macron.
Shikoni rrugën e 28 vendeve. Ne kemi kaluar në krizë të madhe dhe vendimmarrja e BE do të kemi përfunduar reformat në vitet që vijnë dhe nuk mund thjesht të hapim derën .

Në axhendën e BE dhe këtu po flas për të ardhmen, atëherë mund ta shikojmë atë. Jemi në një proces që besoj se është shumë burokratik. Ka marrëveshje dhe politike, por nuk do të thotë ndonjë gjë për njerëzit që janë pjesë e procesit.

Kina, Rusia do ndikojnë përsëri edhe nëse hapen negociatat. Shikoni këto vende që janë tashmë në proces dhe ky nuk është rasti që jemi në proceset e investimeve të ekonomisë dhe kulturës.

Ata jo domosdoshmërisht mund të jenë anëtarë. Na duhet kjo agjendë të jetë politike, por duhet që procesi të jetë i kthyeshëm ose do t’i mungojë besueshmëria”, vijoi ai.

Shqipëria dhe Maqedonia morën lajmin e keq për mos hapjen e negociatave pasi vendet e BE-së nuk gjetën një marrëveshje mes tyre.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono