Mbyllet hetimi, Lulzim Basha merret i pandehur

15:00 | 08/11/201915:000

Kryetari i Partisë Demokratike do të merret i pandehur, për çështjen e Lobimit rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Lulzim Bashën, duke rrëzuar akuzën e pastrimit të parave, por duke e vënë para përgjegjësisë penale për falsifikim dokumentesh.

 Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për atë që njihet si çështja e “Lonimit Rus” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të pandehur kryedemokratin Lulzim Basha, ish sekrtarin e përgjithshëm Arben Ristrani dhe Ilir Dervishin nga departamenti i Financës. Prokuroia kërkon që të pushohet hetimet për pastrim të parave për 3 zyrtarët e selis blu, ndërkoh kërkon që të kalojë për gjykim, çështja për falsifikim vulve stampave dhe të formularëve.

Kërkesat e prokurorisë pritet që të shqyrtohen nga gjykata e Tiranës. Në të dyja kerkesa e dorëzuar në gjykatë mungon firma e njërit nga Porkurorët e çështjes Kolë Hysenaj, mbetet e pa qartë arsyeja se përse prokurori nuk ka firmosur, por burime konfiruan se ka pasur dëbate midis treshes se prokurorëve.

Organi i akuzës pretendon se Basha është vetinkriminuar duke qenë se në një nga deklaratat e tij në emisionin  Opinion ka folur për një shumë prej 500 mijë eurosh të dhuruar nga shqiptarë të diasporës që jetojnë kryesisht në SHBA. Kjo  shumë parash sipas organit të akuzës nuk është deklaruar pranë KQZ-së nga Partia Demokratike. Në lëtërporosinë e mbërritur nga SHBA flitet për 3 shuma të ndryshme parashë më prafersi 675 mijë dollar të dhuruara nga PD-ja në llogari të kompanisë Biniata Trade, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Kompani  është e regjistruar ne Edinburg, por nga hetimet rezulton që të jetë me dy pronare ruse./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono