VIDEO/ Dosja e bujshme ‘Toyota Yaris’: Bie akuza kryesore, lënë burgun 4 të dyshuarit

16:51 | 17/01/202016:510

Gjykata e Tiranës ka liruar katër të dyshuarit për dosjen e bujshme “Toyota Yaris”, në të cilën u kapën 3.4 milion euro në portin e Durrësit. Kështu, katër të dyshuarit tashmë nuk do të jenë më në burg, por me një masë sigurie të lehtë “detyrim paraqitje”.

Lirimi i tyre erdhi pasi u shkri Gjykata e Krimeve të Rënda dhe u krijua  SPAK dhe Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo e fundit vendosi ta kalojë dosjen “Toyota Yaris” tek Gjykata e Tiranës, duke rrëzuar akuzën kryesore për “grup të strukturuar kriminal”.

Për këtë arsye, sot Gjykata e Tiranës vendosi të zbusë masën e sigurisë për personat e dyshuar, duke liruar nga paraburgimi 4 të arrestuarit. Vendimi u mor nga gjykatësi Lazër Sallaku.

Do të lënë qelinë Alban Mollaymeri, Agim Cekaj, Klevi Cani dhe Edi Lika, ndërsa Elvis e Alfred Vladi, ishin në kërkim dhe u nuk arrestuan asnjëherë. Të 6 personat nga sot e në vazhdim do të hetohen të lirë vetëm për akuzën e mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Dosja “Toyota Yaris”

Në datë 24 Qershor 2018, në Portin e Durrësit , janë sekuestruar 3.4 milion e 470 mijë euro cash, të fshehura në bagazhet e dy makinave “Toyota Yaris”, ndërsa po transportoheshin me trajler nga Belgjika.

Policia arrestoi 4 persona ndërsa u shpallën në kërkim dy të rinj nga Peshkopia, por me banim në Tiranë, të cilët dyshohet se ishin porositësit e ngarkesës së sekuestruar e cila ishte nisur nga Gjermania, përmes linjës së trageteve Ancona-Bari.

Policia arrestoi atëhere në flagrancë shtetasit:

Agim Çeka, 61 vjeç, lindur në Luz i Madh, banues në Durrës;

Edi Lika (Cani), 41 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;

Klevi Lika, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë;

Alban Mollaymeri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

U shpallën në kërkim:

Alfred Vladi 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë;

Elvis Vladi 38 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në automjetin tip ‘Bizark’ të drejtuar nga shtetasi Agim Çeku dhe pronar Klevi Lika (Cani), në 2 automjete të ngarkuar në të, tip ‘Toyota’ janë gjetur një shumë e konsiderueshme eurosh dhe franga zviceriane, të padeklaruara. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në banesat dhe ambjente të tjera të personave të dyshuar.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

3,366,800 euro dhe 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara;

80,000 franga zvicerane.

10 automjete, nga të cilat 7 automjete të tipit ‘Toyota Yaris’, 1 tip ‘Alfa Romeo’, 1 tip ‘Opel’ dhe 1 tip ‘Bizark’.

1 armë kallashnikov me 2 krehëra fishekë, gjetur nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.Çeka;

1 radio policie;

7 telefona celularë.

/abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono