Gjendet një trup i dekompozuar në mes të Tiranës, dyshimet e para

17:01 | 08/11/201917:010

Policia ka gjetur një trup të dekompozuar gjatë ditës së sotme tek Rruga e Kavajës në Tiranës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se kufoma u gjet pa shenja dhune brenda një kabine elektrike jashtë funksionit. Mësohet se viktima është R.Z 39 vjeç, ndërsa nuk është ende i qartë shkaku se përse ai ka ndërruar jetë.

Gazetari Andi Qosja raporton për abcnews.al duke iu referuar burimeve se 39 vjeçari ishte i pastrehë dhe gjendej prej dy ditësh aty

Njoftimi i policisë

Rreth orës 14.50, në rrugën e “Kavajës” , në një ndërtesë që ka shërbyer si kabinë elektrike por tashmë është jashtë funksionit, është gjetur pa shenja jete, i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit R. Z.,39 vjeç.

Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër.

Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono