A e parashikoi filmi hollivudian virusin vdekjeprurës?

15:11 | 24/01/202015:110

Tre qytete të mëdha në Kinë janë izoluar nga frika e përhapjes së një koronavirusi vdekjeprurës. Bëhet fjalë për 20 milionë banorë, të cilët druhen se mund t’u mbarojnë ushqimet. Pamjet që vijnë nga këto qytete i ngjajnë filmave me zombie.

Por në fakt, ka një film Hollivudi që po përflitet shumë këto ditë në media. Fansat e filmit “Contagion” me Matt Damon thonë se ngjashmëritë me atë që po ndodh në Kinë tani janë të frikshme.

Në filmin e vitit 2011, Pacientja Zero, një amerikane e quajtur Beth Emhoff (Gwyneth Paltrow), preket nga sëmundja fatale pas një udhëtimi në Hong Kong. Por ajo që po i shokon fansat ka lidhje me burimin e sëmundjes.

Në film tregohet se bartësi fillestar i virusit është një lakuriq. Madje një lakuriq frutash. Një derr e ha këtë lakuriq dhe më pas një shef kuzhine blen derrin dhe e dërgon për gatim. Teksa po merrej me derrin, ai nuk i lan duart kur takon një kliente, pikërisht amerikanen Beth Emhoff. Pasi i jep dorën, ai i transmeton virusin e marrë nga lakuriqi dhe derri, duke e bërë Pacienten Zero.

Virusi që po terrorrizon Kinën thuhet se ka ardhur nga supa e lakuriqit./abcnews.al

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono