“E doja edhe unë, shikojeni tani yllin e Liverpool! Bëni durim me Pepe!”

15:43 | 24/10/201915:430

Unai Emery ka zbuluar një prapaskenë merkatoje. Trajneri i Arsenalit, kur është pyetur në lidhje me paraqitjet e Nicsolas Pepe, ka bërë thirrje për qetësi dhe durim, pasi sulmuesit 24-vjeçar i duhet kohë që të përshtatet në kampionatin anglez. Ai ka marrë si shembull mesfushorin e Liverpool, Fabinho, të cilin tregon se e ka dashur te PSG dhe kur mori drejtimin e “Topçinjve”.

“Kemi shpenzuar para me Pepe, por ai ka nevojë për kohë që të përshtatet në Premier League. Për shembull, në Francë kam dashur shumë Fabinho. Ishte te Monaco dhe unë doja që të firmosja me të kur isha te PSG”, shprehet fillimisht Emery, i cili vijon të flasë.

“Kur erdha këtu, gjithashtu emri i tij ishte në tavolinë dhe doja të firmosja me të. Në fund ai nënshkroi me Liverpool. Gjashtë muajt e parë ai nuk ka luajtur. Ishte një periudhë adoptimi. Tani është i shkëlqyer dhe të njëjtën gjë dua edhe për Ceballos dhe Pepe”, shtoi trajneri i skuadrës londineze.

:Duhet të kemi durim, Pepe po përmirësohet. Është një proces dhe e di se na duhet kohë dhe durim. Besoj në të dhe tifozët gjithashtu duhet të kenë durim”, ka deklaruar Emery. /abcnews.al

Fabinho, me fanellën e Liverpool

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono