E dinit që do digjeshin mandatet? Përgjigjet Bujar Nishani

20:30 | 06/03/2019

Ish-presidenti i Republikës dhe kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani, ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Byro Politike”. I pyetur nëse kishte dijeni përpara se Lulzim Basha të njoftonte se opozita do digjte mandatet, ish-kreu i shtetit tha para vendimit ka pasur një proces konsultimesh.

Mimoza Koçiu: Ju e dinit që Basha do të dorëzonte mandatet apo e mësuat si të gjithë të tjerët kur e shpalli.

Bujar Nishani: Ka pasur një proces bisedash dhe konsultimesh. Unë nuk e di kur ka qenë radha ime se kush e ka ditur më parë, apo jo. Ka qenë një proces diskutimi i kryetarit me paketën dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ndër të tjera, në studio përballë gazetares Mimoza Koçiu dhe analistit Arian Curi, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së tha se qytetarët duhet ta shikojnë situatën politike si ndërpartiake. Nëse kjo nuk ndalet së shpejti sipas Nishanit atëherë pasojat do të shfaqen në 20 vitet e ardhshme.

“Unë mendoj që çdo qytetar duhet ta shikojë situatën si ndërpartiake. Jemi në situatë e cila nëse nuk ndalet shpejt, do fillojë ta japë impaktin e vet të fatalitetit, në 20 vitet e ardhshme. Po rrezikojmë një zhbërje, të këtij shteti dhe kësaj shoqërie. Kemi 4-5 vite që ka hemorragji masive të resurseve njerëzore. Për shumë arsye. Nga njëri ekstrem te tjetri. Unë e kuptoj pse ka hemorragji njerëzore nga Afrika, Siri, Lindja e Mesme, por që të kishim këtë hemorragji të rikthyer, unë mendoj që sot është një përgjegjësi e madhe dhe është një shoqëri që ka hyrë në ngecje. Zotëria që është kryeministër, nuk lëviz, sepse nëse lëviz duhet të marrë përgjegjësinë si autori kryesor i kësaj katandisje. Kemi një kolaps të tërë shoqëror, social, tani dhe institucional”, tha Nishani./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono