Rama surprizon fëmijët që shpëtuan nga tërmeti, takojnë Ronaldon e Buffon

19:59 | 06/12/201919:590

Cristiano Ronaldo dhe Gigi Buffon kanë takuar dy vogëlushët, Aurelin dhe Alesjon, që shpëtuan nga tërmeti në Thumanë. Vetë kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe videon nga momenti i takimit. Dy futbollistët e Juventusit u kanë dhuruar bluza me autografe.

“Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që ua urojmë të gjatë, me shëndet e gëzim”, shkruhet në faqen e kryeministrit, në “Facebook”.

Dy djemtë kanë mbetur si të ngrirë gjatë gjithë kohës përballë yjeve të Juventusit, ndërsa duket se Ronaldo dhe Buffon nuk kanë dijeni për qëllimin e takimit si edhe tërmetin tragjik në Shqipëri.

TAKIMI DHE HISTORIA E FËMIJËVE – Kryeministri Edi Rama vizitoi mbrëmjen 30 nëntorit Alesion dhe Aurelin, të shtruar në Spitalin e Traumës. Alesio Cakoni, nga Thumana, u  hodh nga kati i 5-të për të shpëtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryeministri Rama e ftoi djaloshin në shtëpinë e tij dhe i premtoi fanellën e Donnarumma. Alesio është djali i familjes Cakoni dhe në këtë tragjedi ka humbur babain dhe motrën, ndërsa nëna është në spital.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono