E ardhmja e Nejmarit vendoset deri në 10 gusht

18:45 | 01/08/2019

E ardhmja e Nejmarit do të vendoset deri në 10 gusht. Ky është afati i vendosur nga Paris Sen Zhermen për Barcelonën, që është e interesuar për blerjen e yllit brazilian.

Është pjesë e skuadrës, por duket jo edhe për shumë. Të gjitha palët e kanë kuptuar se nuk mund të ketë të ardhme, në projektin e përbashkët Paris SG-Nejmar.

Braziliani mësohet se ka deklaruar troç që nuk ka ndërmend të luajë asnjë ndeshje tjetër për parizienët, dhe për momentin, vazhdon stërvitjen në mënyrë individuale.

Që prej kthimit nga Brazili, diçka që e bëri me vonesë, 27-vjeçari nuk ka qenë pjesë e skuadrës, që vazhdon stërvitjet dhe ndeshjet përgatitore të verës.

Mesa duket, ndarja është e pashmangshme.

PSG-ja, ndërkaq, ka marrë vendimin si klub dhe ka vendosur një afat, deri në 10 gusht e ardhmja e Nejmarit duhet të jetë zgjidhur, ndryshe ekziston mundësia që ai të mbetet në klub, por i përjashtuar nga skuadra.

Kjo është një thirrje në radhë të parë për Barcelonën, por ndoshta edhe për Realin e Madridit, si klube të interesuar për sulmuesin.

Katalanasit kanë ofruar 100 milionë euro, si dhe kartonët e Filip Kutinjos dhe Usman Dembelesë.

Kjo nuk u pëlqen shumë drejtuesve parizienë, të cilët duan që gjithë transferimi të kryhet kundrejt pagesës financiare, dhe jo me lojtarë si plotësim.

Vetë klubi francez mësohet se e ka ulur pretendimin për kartonin e Nejmarit, nga 300 në 200 milionë euro, gjest tepër I rëndësishëm që tregon se braziliani është në rrugën e largimit. /ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono