E ardhmja e Mesit te Barcelona në dyshim

13:11 | 12/09/2019

Lionel Messi hodhi dyshime të mëdha për të ardhmen e tij, dhe shprehu dyshime për dëshirën e klubit për të marrë Nejmarin. Argjentinasi deklaroi se dëshiron të fitojë trofe.

Kontrata e tij krijoi habi dhe polemika. Lionel Messi mund të largohet sipas dëshirës nga Barcelona, për shkak të klauzolës së veçantë në akord, dhe ylli argjentinas dha një sinjal të qartë se kjo mund të ndodhë. Kapiteni u shpreh hapur në një intervistë për gazetën katalanase “Sport”.

“Barcelona është shtëpia ime, – pohoi ai, – këtu kam luajtur gjatë gjithë karrierës sime, dhe nuk kam dashur kurrë, e nuk dua që të largohem. Gjithsesi, unë dua që të fitoj trofe në karrierë”.

Tridhjetedyvjeçari ka kaluar gjithë jetën e tij sportive në “Camp Nou”, që nga viti 2005 e deri më sot, pasi kaloi në ekipet zinxhir të klubit. Pasi arriti triumfe të mëdhenj individualë dhe kolektivë me Barçën, ai po mbetet gjithnjë e më i pakënaqur kohët e fundit.

Shqetësimi më i madh i argjentinasit është se nuk po e fiton Championsin që nga viti 2015, kur luante në sulm me Nejmarin e Suarezin, në treshen e famshme MSN. Për këtë arsye, ai kërkoi nga klubi që të kthente në skuadër Nejmarin, diçka që nuk u arrit të bëhej.

“Nuk e di, sinqerisht, nuk e di nëse klubi bëri gjithçka që ai të vinte, – pohoi Mesi, – Nuk kam informacion sesi shkuan bisedimet. Unë fola me Nejmarin dhe ai më tha se donte me patjetër që të kthehej tek ne. Doja që ai të vinte, ndonëse ka njerëz nuk e donin. E kuptoj edhe se nuk është e lehtë të bisedohet me Paris SG”.

Ekziston mundësia që Neymar të merret në janar ose verën e ardhshme, por problemi kryesor tani është e ardhmja e Messit. Kontrata e tij përfundon në 2021, dhe nuk dihet nëse ai do të rinovojë dhe se çfarë do të bëjë në 2020./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono