E ardhmja e CR7 me Juventusin, Jorge Mendes sqaron gjithçka

13:18 | 03/12/201913:180

Jorge Mendes ka folur rreth së ardhmes së Cristiano Ronaldos. Problemet e krijuara me Maurizio Sarrin kanë sjellë shqetësim të popullit juventin dhe nuk përjashtohet një largim i sulmuesit nga Juventusi, por agjenti i tij sqaron gjithçka në një prononcim për Sportmediaset.

Fjalët e Mendes qetësojnë tifozët e “Zonjës së Vjetër” dhe agjenti luzitan konfirmon se CR7 do të vazhdojë të jetë pjesë e kampionëve të Italisë, teksa eviton të komentojë raportin trajner-lojtar.

Cristiano Ronaldo do të jetë edhe sezonin e ardhshëm pjesë e Juventusit. Ai është futbollisti më i mirë në botë dhe do të vazhdojë të jetë një lojtar i bardhezinjve. Cristiano ndihet mirë dhe është më i miri në botë, e përsëris që nuk ka më të mirë se ai. Raporti me Sarrin? Cristiano është i lumtur, shumë i lumtur… “, përfundon agjenti i 34-vjeçarit portugez. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono