Dyshimet për financimin rus/Rama: Krim financiar

08:54 | 13/03/2018

Kryeministri Edi Rama thotë se mazhoranca do të vazhdojë të kërkojë zbardhjen e plotë të së vërtetës së kontratave të lobimit të PD. I ftuar në studion e gazetares, Eni Vasili, Rama tha se PS nuk ngre akuzë për financim nga Kremlini, por do të insistojë deri kur të jetë e sigurt se kjo nuk është e vërtetë.

Duke folur për dyshimet e ngritura në investigimin e revistës amerikane “Mother Jones” mbi financimin rus si dhe mbi mungesën e sqarimit nga PD për këto fonde, Rama e cilësoi këtë një krim financiar. Sipas kryeministrit, financimi i një partie politike nga burime të huaja dhe të paidentifikuara është aktivitet kriminal.

Ndaj mazhoranca i kërkon prokurorisë që kjo çështje të zbardhet sa më parë. Rama hodhi poshtë kundërakuzat e bëra nga PD për foton e tij me ish-presidentin Obama. Sipas kryeministrit, rastet nuk kanë asgjë të përbashkët dhe personi që ka marrë përsipër financimin e kësaj fotoje e ka pranuar fajin e kryer duke mos njohur ligjin amerikan.

“PS, tha Rama, nuk ka paguar asnjëherë para për foto”.

Vetëm në dy raste, sipas kryeministrit, PS ka bërë kontrata lobimi shumë modeste dhe për arsye shumë specifike, ndonese, siç tha Rama, këto kontrata nuk japin ndonjë rezultat.

Në përgjigje të akuzave të bëra disa ditë më parë për takim me Tahirin në një spital privat, Rama shpjegoi se kishte qenë aty për një problem me nervin shiatik. Kryeministri tha se Tahirin nuk e ka takuar kohët e fundit, ndonëse sipas tij, nëse do të donte, mund ta takonte në zyrë apo kudo tjetër./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono