Dygjuhësia, institucionet maqedonase bëhen gati për zbatimin e ligjit

16:57 | 20/01/201916:570

Në Maqedoni kanë nisur përgatitjet për zbatimin e ligjit të dygjuhësisë. Gjithçka parashikohet të përfundojë në afatin ligjor prej 6 muajsh, ndaj dhe plani i implementimit do të diskutohet në mbledhjen e parë qeveritare që do të mbahet pas votimit të Marrëveshjes së Prespës.

Një trup koordinativ i përbërë nga Ministra, deputetë e funksionarë tjerë të BDI-së do t`i propozojnë Qeverisë së Maqedonisë një plan i cili detajisht do të parashikojë se cilët institucione dhe në çfarë mënyre do ta zbatojnë Ligjin e Gjuhëve. Ky obligim i shtetit imponon harxhime plotësuese dhe punësime të reja.

Bujar Osmani, zv/kryeministër për Çështjet Europiane:

“Është vendosur që ky trup kordinativ i cili është mbledhur sot të përgatisë këtë plan veprimi i cili do të jetë plan zyrta i qeverisë. Ky plan do zbatohet në bazë javore në çdo seancë të qeverisë që t’u japim obligime institucioneve në kuadër të afateve të caktuara”.

Ndërkaq, Dekani i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës thotë se universitetet e shohin veten si pjesë në zbatimin e ligjit. Kjo sipas tij do të ketë ndikim edhe në punësime të reja.

 Fatmir Sulejmani: “Pas miratimit të ligjit për gjuhët në Maqedoni do të ketë nevojë çdo institucion që të këtë lektorë dhe përkthyes si dhe profesionistë të tjerë që e njohin standardin e shqipes. Ata do të japin kontributin e tyre në të gjitha sferat ku hyn gjuha shqipet dhe përdorimi i saj”.

Siç njoftohet muajin e ardhshëm do të organizohet një Konferencë Donatorësh ku pritet ndihma në mjete financiare, në teknikën e përkthimeve dhe trajnimeve nga vende që kanë përvoja me dygjuhësinë dhe shumëgjuhësinë. Rrjedhimisht, gjuha shqipe si zyrtare shfrytëzohet në Parlament, kurse me Ligjin e ri do të përdoret edhe në Qeveri, Ministritë, organizatat shtetërore, ndërmarrjet, drejtoritë e agjencitë. Që do të thotë se edhe në qytete ku shqiptarët janë më pak se 20%, institucionet që janë shtetërore do të duhet të aplikojnë dygjuhësinë./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono