Dy mësuesit e pazakontë në “Provokacija”: Për shkollën kanë dhuruar edhe të huaj

21:17 | 05/10/2018

Donald Dervishi dhe Borsion Spaho janë dy mësues që kanë bërë një gjest të pazakontë në Shqipëri. Duke qenë se shkolla e fshatit ishte e rrënuar ata mblodhën donacione dhe e rikonstruktuan.

Dy mësuesit treguan në “Provokacija” rrugëtimin që u finalizua me rregullimin e shkollës. Ndërkohë Dervishi tha që për shkollën kanë dhuruar donacione edhe të huaj, ku tregoi shembullin e një personi nga Tajvani.

Mustafa Nano: “Çfarë ishin këta që bënin donacione”?

Donald Dervishi: “Kanë qenë edhe të huaj edhe shqiptarë, mos të them që edhe më shumë të huaj. Mua më ka bërë më shumë përshtypje një person që ka ardhur nga Tajvani dhe mua më ka lënë shumë mbresa. E kam mbajtur dy ditë në shtëpi. Ky personi ishte lidhur me një mikeshën time dhe aty e ftova në Therepel. Ka qëndruar dy dotë në shtëpoinë time. U kënaq me ato gjërat e vogla që kemi ne, me gjizën me gjalpin, me ullinjtë. I dukeshin shumë të rralla. Me rakinë, e pëlqeu shumë madje. Kemi vizituar shkollën e Therepelit dhe kemi bërë një bisedë me nxënësit. Ai ka treguar për jetesën në Tajvan dhe udhëtimet që kishte kryer për afro një viti. Më pas të njëjtën gjë bëra dhe në Vëndresh të dytë dhe në fund fare unë nuk e dija n që do jepte. Kur e përcolla mendova që do më jepte 50 ose 100 dollarë, por pas 3 ditësh mora vesh që kishte hedhur 500 dollarë. Pas një apo dy javëve bashkë me miqtë në Tajvan ata kanë grumbulluar mbi 2.500 dollarë. Kam ngelur vërtetë i befasuar nga kjo gjë”./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT