DW: Gjermania 9 kushte Shqipërisë për hapjen e negociatave

19:04 | 18/09/201919:040

Gjermania pritet të pranojë që Maqedonia e Veriut të hapë negociatat që në Janar, ndërsa Shqipëria t’i hapë ato pasi të plotësojë 9 kushte. Deutsche Welle raporton kushtet e shkruara nga grupi parlamentar i mazhorancës gjermane.

Bundestagu gjerman do të votojë të enjten e  ardhshme nëse do të hapen ose bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë. Sipas DW, për Shqipërinë pritet të vendosen kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut mund t’i fillojë negociatat qysh në janar.

Një dokument final është duke u përfunduar, por grupimi i mazhorancës (CDU/CSIU) si edhe Partia Socialdemokrate, ka parashikuar që Shqipërisë negociatat t’i hapen vetëm kur të plotësohen disa kushte.

Sipas burimeve të DW në qarqet e grupit parlamentar CDU/CSU, kushtet prekin rreth 9 fusha:

– funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese

– miratimi i reformës zgjedhore;

– implementimi i reformës zgjedhore;

– ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut;

– ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave;

– vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK,

– rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”;

– përparime në reformën e administratës publike;

– sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019.

Edhe nëse Gjermania thotë “po”, vendimmarrja ngelet në portën e Francës. Presidenti Emmanuel Macron, deri tani është shprehur kundër zgjerimit para konsolidimit të BE-së./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono