Durrsakët nuk gjejnë rehat, pas tërmetit tani përballen me një tjetër kërcënim

09:17 | 20/12/201909:170

Banorët e shtëpive të dëmtuara në Durrës tani duhet të përballen me një tjetër kërcënim krahas frikes dhe dëmeve të pësuara.

Policia ka arrestuar një 42 vjeçar nëë Durrës, i cili u kap në fjagrancë teksa po tentonte të kryente vjedhje në banesat e braktisura për shkak të tërmetit.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës”- njofton policia.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi 51 viktima dhe dhe rreth 1 000 të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritura ende.

Mjaft prej banorëve të pallatave të dëmtuara janë detyruar të largohen nga banesat e tyre, të cilat tashmë po bien pre e vjedhjeve.

Njoftimi i policisë

Në Durrës vihet në pranga një 42-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat që ishin larguar banorët.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit e sigurisë, si dhe parandalimin e vjedhjes së pronës, ka shtuar masat e kontrollit dhe të prezencës së Policisë në territor, në të gjitha ato zona, ku banesat janë braktisur nga banorët si pasojë e tërmetit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi L. T., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një pallat në lagjen nr. 17, Durrës.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono