Durrësi, qyteti që nuk ka lulishte, privatet zaptojnë

16:12 | 12/02/2019

Durrësi duhet të ishte nga qytetet më me shumë hapsira të gjelbërta. Por në fakt është një qytet që nuk ka një lulisht. Ndëqrtimet ka kriter e kanë kthyer Durrësin, në një vend ku banorët thonq se mezi jetohet.  

Ndërtimet pa kriter dhe pa plan ndër vite zhdukën çdo sipërfaqe të gjelbër në Durrës. Dy lulishtet që ndodheshin pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve u zaptuan nga privati. Bari u zëvendësua me beton, ndërsa pemët me tendat e lokaleve. Të njëjtin fat pësoi edhe lulishtja e lagjes numër 17. Dikur nga më të mëdhat në qytet, sot nuk ka mbetur asgjë. Edhe lulishtja “1 Maj” në qytetin bregdetar u shkatërrua për t’i hapur rrugën një serë ndërtimesh mbi të.

“Në shkatërrimin e lulishteve dhe sipërfaqeve të gjelbëra ndër vite nuk ka kontribuar vetëm privati me investimet e tyre, por edhe vetë bashkia e qytetit, me zbatimin e projekteve publike”.

Të tillë fat pësoi edhe lulishtja ne qëndër të qytetit. Pishat shumë vjecare të sheshit “Liria” u zëvendësuan me palma, ndërsa gjelbërimi dhe lulet me pllaka mermeri. Babëzisë së ndërtimit nuk i shpëtoi as lulishtja pranë Torres Veneciane si dhe ajo në hyrje të portit detar. Vënia në zbatim e projektit “Veliera” rrafshoi gjithçka.
Qytetarët flasin për mungesë të hapësirave shplodhëse dhe argëtuese për të rritur dhe fëmijë. Pa gjelbërim Durrësi po shëndërrohet në një qytet që vështirë të jetohet. Enkeleda Arapi/ abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono