Durrës, rritet çmimi i biletës së urbanit

15:20 | 22/03/2019

Javën e ardhshme pritet që në Durrës të hyjë në fuqi rritja e çmimit të biletës në transportin urban. Nga 30 lekë, sipas vendimit të Këshillit Bashkiak ajo do të jetë 40 lekë. Por, ky vendim nuk është pritur mirë nga banorët e qytetit bregdetar.

Çmimi i biletës të transportit urban në Durrës është rritur. Ishin këshilltarët e Këshillit Bashkiak ata që miratuan propozimin e Bashkisë për rritje të vlerës me 10 lekë më shumë. Rritja e çmimit e cila hyn në fuqi javën e ardhshme erdhi pas ankesave të dy operatoreve  privatë për rritje të vazhdueshme të shpenzimeve.

Në qytetin e Durrësit 70 % e qytetarëve përdorin transportin publik. Kjo bën që kostoja sociale e këtij vendimi që u mor pa u konsultuar me grupet e interesit, të jetë e madhe. Qytetarët që mbështeten në transportin publik për të udhëtuar thonë se të tilla rritje thellojnë edhe më shumë krizën e ekonomisë se tyre vetjake. Në Durrës operojnë 6 linja të transportit urban. Rritja e çmimit të biletës sipas bashkisë se qytetit do të sjellë dhe rritje të cilësisë së shërbimit.

Gazetare Enkeleda Arapi


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono