Durrës, rojet bregdetare shpëtojnë jahtin me 7 turistë

21:30 | 14/08/201921:300

Shtatë turistë italian të cilët rrezikonin të mbyteshin janë shpëtuar nga roja bregdetare. Ngjarja ka ndodhur 5 milie nga porti i Durrësit. Mësohet se mjeti lundrues llojit jaht me vela ka pësuar avari në lundrim, pikërisht në momentin që gjiri i Durrësit u përfshi nga një stuhi e fortë. Në ndihmë të tyre shkoi një rimorkator si dhe policia kufitare duke bërë të mundur ankorimin e jahtit në portin e Durrësit. Shtatë turistëve që ndodheshin në bord pasi iu dha ndihma e parë u larguan, pa asnjë problem shëndetësor. Jahti me flamur italian ishte nisur nga Korfuzi për në Kroaci, por 5 milie nga porti i Durrësit kërkoi ndihmën e Kapitanerisë./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono