Durrës, në plazhe mungojnë kullat e vrojtimit dhe rojet bregdetare

14:30 | 12/06/2019

Në plazhet e Durrësit pushuesit janë të shqetësuar për sigurinë në det. Dhe pse sezoni ka nisur, kullat e vrojtimit nuk janë në funksion, gjithashtu mungojnë rojet bregdetare

“Në plazhin e Durrësit u shënua viktima e parë për këtë sezon veror. Një pushues, banor i zonës u mbyt teksa po lahej në det. Kjo ngjarje solli në vëmendje mungesën e sigurisë në bregdet”.

Katër kilometra vije bregdetare dhe në plazhin më të populluar në vend nuk ka siguri.  Kullat e vrojtimit një detyrim ligjor nuk janë vendosur.  As rojet bregdetare. Sezoni turistik ka nisur dhe pushuesit janë të shqetësuar. Në këtë bregdet mungojnë edhe tabelat informuese apo sinkalistika mbi zonat ku duhet të notojmë apo edhe e kundërta.

Siguria në plazhe për shume vite  është një problem serioz. Ngjarjet e rënda nuk kanë munguar.  Sezonin e kaluar në plazhet e Durrësit tetë pushues humbën jetën dhe shumë të tjerë rrezikuan. Por pavarësish statistikave, për vendorët nuk kane qenë mjaftueshëm për të marrë masat.

Enkeleda Arapi ,gazetare e ABC News, Durrës


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono