Dunga: Nuk krahasohet Tirana me Luftëtarin! Luaj dhe me Ngoo në sulm

16:53 | 22/10/201916:530

Sulmuesi i Tiranës, Ismael Dunga, ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Bylisit në transfertë. Në fjalën e tij, bomberi bardheblu tha:

GOLI – “Sigurisht, ndihem shumë mirë që luaj dhe shënoj. Si sulmues, objektivi im është të shënoj gola, ajo është puna ime. Prandaj jam i lumtur për këtë gjë. Nuk është e vështirë, pasi jemi një skuadër me 25 lojtarë. Tirana është një ekip i mirë dhe çdo lojtar është shumë cilësor. Nëse të jepet një shans, duhet ta shfrytëzosh, kjo është një gjë normale”.

TRAJNERI – “Kam folur me trajnerin çdo ditë në stërvitje, është normale për mua që të flas gjithmonë me trajnerin. Me Ngoo në sulm? Çdo gjë është e mundur në futboll. Ashtu siç tha dhe trajneri, ekipi përshtatet në çdo ndeshje. Vendimet i merr trajneri, puna jonë është të luajmë dhe të japim maksimumin”.

TRANSFERIMI – “Këtu në Tiranë jam shumë i lumtur, prandaj vendosa të transferohem këtu. Tirana është një ekip i madh siç e thashë dhe më parë, ka shumë lojtarë të shkëlqyer”.

DIFERENCAT – “Nuk mund të krahasohet Tirana me Luftëtarin, skuadër me të cilën luajta sezonin e shkuar. Ndryshimi është se Luftëtari lufton për mbijetesë, ndërsa Tirana lufton për titullin kampion. Ky është objektivi ynë dhe mundohemi të fitojmë të gjitha ndeshjet”.

OBJEKTIVI – “I marrim ndeshjet me radhë. Fokusi ynë është të fitojmë kampionatin, kështu që do të luftojmë fort në çdo ndeshje. Tirana apo Gjirokastra? Çdo qytet në Shqipëri është i mirë”, përfundoi Dunga./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono