Duma: PD duhet t’i qaset shqiptarëve, se me ata do e fitojë këtë betejë

21:06 | 14/10/201921:060

“PD duhet t’i qaset shqiptarëve se me ata do e fitojë këtë betejë, të frymëzojë njerëzit dhe të kuptojë për çfarë do e bëjmë këtë betejë”. Kështu u shpreh në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit, ish deputetja demokrate Grida Duma, teksa u pyet nëse PD ka vullnet për të gjetur një mënyrë që të hyjë në institucione.

“Duhet të tregojmë që nuk jemi më pak të këqinj, por shumë më të mirë. Pjesa tjetër është të themi që ne jemi zgjidhja, të diskutojmë reformën zgjedhore, ndryshimet në kod elektoral i leverdisin Ramës. Partia duhet të punojë drejt atyre që e besojnë dhe kjo e bën njëshin të sigurt. Për mua sistemi i Kosovës është shumë i mirë”.

Ajo vlerëson Bundestagun gjerman i cili bëri të mundur që opozita jashtë parlamentare të ketë veton për reformën zgjedhore.

“Unë vlerësoj që Bundestagu bëri të mundur një gjë, që reforma zgjedhore të kalojë në ekstraparlamentare, që do të thotë se do ketë veton sikur të jetë në parlament, sikur të ishte në sistem”.

E pyetur për zgjedhjet e parakohshme, Duma sqaron qëndrimin e saj, kur thotë se logjika drejt asaj të çon. Sipas Dumës nëse në 18 tetor nuk hapen negociatat, duhet të ketë radikalitet me çdo mjet.

Zgjedhjet e parakohshme?

“Duhet të ketë dhe logjika aty e çon. Unë e kam qëndrimin tim, një herë e draftuar reforma zgjedhore dhe pasi kemi dalë me platformën tonë vendosen piketat që kërkohet dhe garanci e ndërkombëtarëve, që ne duhet t’i kemi aleatë se çfarë kërkojmë ne dhe se ajo që kërkojmë është e bëshme dhe jo e dhuruar. Dhe pas kësaj pas 18 tetorit, protesta nëse nuk hapen negociatat. Duhet të kemi radikalitet me mjetet nga më të ndryshmet më pas”. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono