Dule: Seanca e djeshme ishte provokim, Panariti: Parlamenti është gjysmagjel

21:14 | 27/02/2019

Seancën e djeshme në Parlament, ku u miratuan dy vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me strukturën e dy institucioneve të reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule e cilësoi provokative, në një kohë kur opozita protestonte jashtë parlamentit. I ftuar në studion e Byro Politike, Dule theksoi se Rama i përdori deputetët e tij mish për top, ndërkohë që bëri krahasime me protestat e jelekverdhëve në Francë.

“Seanca e djeshme ishte e konceptuar si provokim. Mënyra si u sollën disa deputetë. A do kalonte një përfaqësues i Macron krah jelekverdhëve. A do ishin të përmbajtshëm ata jelekverdhë. Ata duhet të respektonin ata që protestonin. Pse nuk ishte dje Kryeministri në seancë se i përdori deputetët e vet në mish për top. Dje e donte atë seancë me qëllim që të justifikonte apostioreri. Asnjë drejtues nuk lë ata që drejton vetëm”.

Sipas Dules, Rama ka përdorur kancelaritë në Tiranë dhe mediat se opozita është e dhunshme, në një kohë kur vetë Rama donte një seancë të dhunshme, ndërsa opozita dha leksion demokracie.

“Nuk lanë vend duke filluar nga kanceralitë në Tiranë  dhe media që ka opozitë të dhunshme. Opozita dha leksion demokracie, lëshoi mandatet dhe pasi dështoi, Rama donte seancë dhunshme, por që sërish dështoi”.

Ndërsa deklaratës së Ballës se opozita ka frikë nga ngritja e SPAK dhe BKH që dogji mandatet, Dule iu përgjigj: “Kushdo që ngre ketë arsyetim, kam një pyetje. Kur është i mbrojtur një gjyqtar kur ka imunitet apo kur nuk e ka atë dhe këtu rrëzohet ai që ka frikë nga drejtësia mbrohet pas mandatit të deputetit”.

Nga ana e tij përfaqësuesi i LSI Edmond Panariti tha se parlamenti është ilegjitim, sepse kushtetuta e përcakton 140 deputetë.

“Ata flasin me veten e tyre se është një parlament gjysmagjel. Ne jemi qytetarë të thjeshtë, është  e thjeshtë t’i thërrasësh në prokurori, përkundrazi mazhoranca e ka vështirësuar çështjen e marrjes së lejes për hetim për deputetët e saj, duke kërkuar prova e hetim. Ai parlament është ilegjitim se Kushtetuta e përcakton 140 deputetë. Ai parlament do jetë gjëja më qesharake të mbushet me deputetë të PS. Ne do kthehemi pastaj në Kuvendin Popullor të kohës së enverit. Jemi në të njëjtat ujëra”.

Zgjidhjen e kësaj situate politike Panariti e sheh te propozimi i opozitës për qeveri tranzitore.

“Nëse duhet zhbllokuar kriza duhet të kalojmë në një propozim të opozitës. Vendi të qeveriset nga një qeveri tranzitore me mandat të qartë me konsensus që të bëjë ndryshime në kod dhe vota të jetë  mbrojtur”. /abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono