Duka s’e mohon bojkotin: Futboll i diskriminuar, s’kam shpresë për paketën sportive

23:36 | 18/11/201923:360

Presidenti i FSHF, Armando Duka, ka folur për paketën sportive dhe për mundësinë që klubet shqiptare kanë për bojkot të kampionatit. Në emisionin Pressing, Duka i preku të gjitha dhe në fjalën e tij, u shpreh: “Shiko, e mira është që premtimet kanë qenë që do të bëheshin disa ndryshime. Pavarësisht mënyrave negociuese, deri më tani nuk kemi një rezultat pozitiv.

E kam thënë dhe në një studio tjetër, nuk është e rëndësishme jam unë president apo jo, qoftë dhe nga jashtë do të jem një dashamirës i futbollit. Nëse nuk ka politika të qarta, sporti në përgjithësi, por unë po flas për futbollin, do ta ketë të vështirë për të bërë hapa cilësorë në ato nivele që ne kërkojmë. Do ta kemi të vështirë nëse nuk ndryshojmë infrastrukturën.

Ne nuk mund të mohojmë kontributet apo ndihmën e kryeministrit në stadiumin e Elbasanit, që ishte një bashkëpunim i shkëlqyer. Një bashkëpunim shumë i mirë për stadiumin e Shkodrës dhe të Kukësit, si dhe stadiumin që inauguruam dje. Nuk mjafton që të ndërtojmë 2-3 stadiume dhe kjo bëhet nëpërmjet paketës sportive dhe ndryshimeve në ligj. Para 1 jave isha në Çeki dhe Federata Çeke që ka të ardhura më shumë se ne, merrte 20 milionë euro në vit nga Qeveria, vetëm për futbollin e fëmijëve dhe arbritrat. Dikush tjetër thotë që biletat janë shumë shtrenjtë, nuk duhet ta shesim emrin e stadiumit. Por ne me ato para mbulojmë të gjitha kostot. Pa llogaritur çfarë kosto ka ekipi A.

Shteti duhet të mendojë seriozisht për sportin në Shqipëri. Qeveria ka 7-800 mijë euro buxhet për sportin, jo më e keqja në Europë. Nëse do të kemi një paketë ligjore, që do të bënim të mundur afrimin e investitorëve në sport, nëse nuk krijon një paketë ligjore, do ta kemi të vështirë. Kemi 20 mijë njerëz që luajnë futboll në Shqipëri dhe për mua, është shumë i pakët. Tirana ka pasur rreth 20 fusha, sot ka vetëm disa komplekse private të ndërtuar në periferi dhe nuk ka asnjë fushë tjetër. Më sa shoh unë, nuk ka dritë jeshile dhe paketa ligjore nuk do të bëhet, për mendimin tim.

Vullneti i kryeministrit ka qenë pozitiv, por mbase niveli i ekspertëve më poshtë nuk ka pasur argument apo mundësi financiare. Unë mendoj se sporti meriton më shumë nga buxheti i shtetit. Përderisa nuk kemi një produkt, deri më tani nuk ka ndodhur asgjë dhe ka kaluar shumë kohë. Unë kam bërë takim me Ministren e Financës, e cila nuk ka dhënë një dritë jeshile. Kam bërë takim me ekspert, grup parlamentar, me të gjithë.

Të gjithë kanë qenë negativë dhe kjo gjë më bën të besoj se kjo gjë nuk do të ndodhë. Mendoj se është një luftë mes premtimit dhe mundësive reale nga ekspertiza që ka më poshtë. Qoftë Idrizi, apo kushdo tjetër, do të ketë vështirësi. Nuk po flasim vetëm për klubet profesioniste, edhe të tjerat do të kenë të vështirë të mbijetojnë. Është i diskriminuar me shumë degë të tjera që i bëhen ndryshime.

Nëse këto nuk do të ndodhin, do e vuajë futbolli. Idrizi do mërzitet e do largohet. Pa pasur një bazë të shëndoshë, pa pasur një rrugë me perspektivë, do të largohet. Edhe mund të ndodhë që të bojkotohet kampionati. E premtuar dhe kjo, por nuk ka ndodhur deri tani. Drejtoria e Tatimeve bëri një marrëveshje me klubet që të shlyhen borxhet, por nëse kjo marrëveshje nuk mbahet, klubet rrezikojnë në fundin e vitit të tjetër”.

Do të luftojmë për ta arritur paketën ligjore. Nëse nuk është bërë, nuk do të thotë se nuk do të bëhet. Asnjëherë nuk ka pasur buxhet më të mirë. Qeveria ka investuar më shumë se çdo qeveri, me këto stadiume që janë bërë. Janë të pamjaftueshme për futbollin. Duhen bërë ligje që të mos varen nga dëshira e Ramës për të bërë një stadium në Kukës. Duhen ulur taksat”.
“Ceferin kishte ardhur për inaugurimin e stadiumit. Nuk ka diskutuar me kryeministrin për paketën ligjore. I përket politikave të brendshme ët një shteti. UEFA apo FIFA ndikon që të jesh në linje me statutet e tyre. Duhen zbatuar rregullat e tyre, nuk të imponon në ligjet e brendshme për financimin e futbollit. Nuk ka të drejtë dhe mundësi të ndikojë në këtë lloj ndryshimi. Ne mund t’i japim të drejtë qeverive për hallet që ka pasur. Ka ardhur koha që të bëhen ndryshimet”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono