Duka: Do bisedojmë për rinovimin e Rejës, FSHF nuk ndërhyn në vendimet e trajnerit

22:34 | 18/11/201922:340

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, është i ftuar në studiot e ABC News, në emisionin Pressing. Numri një i FSHF-së foli për rinovimin e trajnerit Reja dhe për grumbullimet.

RINOVIMI – “Nuk i kam lexuar deklaratat e trajnerit, nuk kam biseduar as sot me trajnerin. Gjithsesi, unë e kam thënë para ndeshjes, që mënyra si ka drejtuar, asgjë nuk është perfekte. Perfeksionin e ka Zoti, jo Reja. Por, nëse bëjmë bilancin, peshorja shkon pozitivisht. Gjithsesi, nuk mund t’i harroj dy ndeshjet e fundit, që ka përgjegjësi dhe trajnerin. Eksperienca e tij nuk duhet të na lejonte të shkonim e të nënvlerësonim Andorrën. Peshorja është nga ana pozitive dhe do të ulemi të bisedojmë. Këto dy ndeshje, kanë lëkundur disi, pasi ishim emocionalë pas vërshëllimës së fundit. Ndeshja me Andorrën ishte rezultat negativ, por nuk duhet të merrja vendime emocionale. Nëse do të kishim një rezultat pozitiv me Francën, e mendoja. Kisha shumë besim para ndeshjes. Kishim mbështetje, stadiumin e ri. Gjithsesi, kështu është futbolli”.

LARGIMET – “Nuk kam vënë re që të kenë ikur njerëzit nga stadiumi. Jo, nuk e kam parë. Kjo është pjesë e negativitetit që shkruajnë mediet. Unë, përveç të qenit tifoz i kombëtares, kam dhe përgjegjësinë e drejtimit të Federatës. Gri bëhet çdo njeri kur nuk arrihet rezultati ose kur zhgënjehet. Tek unë, është dopio zhgënjimi, prandaj bëhem dopio-gri. Kështu është futbolli. Reja? E thashë, unë nuk vendos, pasi të paktën deri dje, kemi qenë një palë, tani jemi dy palë, pasi trajneri e ka mbaruar kontratën. Në fund të fundit, bëhet fjalë për një kontratë profesioniste. Ne do të tentojmë për të rinovuar. Është një lloj risie që rreth 80 femra kanë ndihmuar tifozët të rregullohen në stolat e tyre e të mos krijojnë trazira. Këto 80 vajza kanë ndihmuar në organizimin e kësaj ndeshje futbolli në mënyrë vullnetare, prandaj dua t’i falënderoj dhe t’i promovoj këtu. Më ndodh gjithmonë kur shkoj në kampionatet europiane, dhe shoferët janë europiane. Shqipëria ka pak vullnetarë”.

GOLAT – “Unë them të gjuajmë më pak dhe të shënojmë më shumë”.

RASTET DISIPLINORE – “Absolutisht Federata nuk ndërhyn. Ky vendim merret në mënyrë profesionale kur zgjedh trajnerin. Më pas, nëse futesh në vendimet e trajnerit, ajo nuk është puna e tij. Nëse ti je pjesë e vendimmarrjes, në formacion ose grumbullim, kjo nuk na lejon të gjykojmë trajnerin. Ato vendime, çdo lloj trajneri i konsulton me stafin e vet teknik dhe nuk ka pse të diskutojë me FSHF-në. Ky është një rregull që duhet të zbatohet në çdo klub në futboll. Ne nuk duhet të humbin asgjë, por duhet të fitojmë skuadër”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono