“Duhet të japë kontribut edhe individi”, Bozo: Nuk ka faj shteti që ka bërë shtëpi pa themel

17:06 | 09/12/201917:060

Në Kryeministri po zhvillohet mbedhja e dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit. Në fjalën e saj inxhinierja Luljeta Bozo u shpreh se duhet të ketë një plan të qartë të situatës pas tërmetit.

Sipas saj duhet të specifikohen të gjitha dëmet. Ndërkohë, Bozo thekosi se duhet të jenë edhe pronarët e banesave ata të cilat duhet të japin kontributin e tyre për rindërtimin, pasi kanë qenë të papërgjegjshëm me ndërtimin.

Ne deri tani kemi një evidentim. Por kjo duhet specifikuar. Cilat janë ato godina që janë shembur fare, cilat janë ato që kanë dëmtime të lehta, kjo duhet të specifikohet patjetër dhe duhet bërë shumë shpejt. Brenda një jave duhet të kemi një pasqyrë. Menjëherë pas kësaj duhet bërë një plan organizmi, duhet ta bëjë qeverisja vendore, do të organizojë punë dhe të fillojë patjetër me ata që janë jashtë.

Duhet të ketë një plan, objekti, ekipi, projekti, afati. Po nuk pati afat dhe po nuk qe e shkruajtur në letër. Dhe pastaj mbi bazë të kësaj thuhet i pari kush është në rrezik. Por kjo duet të jetë shumë e organizuar. Mund ti kemi edhe kështu edhe shtëpi me kosto më të ulët. Dhe është problemi i fondit, do e mbulojë të gjithë shteti apo edhe individi. Unë them që edhe individi duhet të japë kontributin. Nuk ka faj shtetit që ka bërë shtëpi pa themel. Një pjesë të kësaj përgjegjësie duhet ta mbajë edhe nga ana financiare ai që ka dashur të bëjë si të dojë. Pastaj asnjë komunë nuk duhet të pranojë rindërtim nga e para pa projekt. Projektet, grupet janë ofruar. Edhe këtu duhet gjetur një gjë. Të evidentohen të gjitha kryesisht në fshat. Në qytet do ketë një problem tjetër pak më vonë. Po s’u bë ky plan organizmi me regjistrim dhe transparencë.

E dyta për në qytete kam shqetësim. Ka objekte që duken nga struktura që janë shumë mirë, por ka kaq shumë ndërhyrje sa nuk jam e sigurtë cfarë do bëhet më vonë. Që nga heqja e mureve. Këto janë ndërhyrje që i kanë bërë banorët. Se cdo bëjë hetuesia është punë tjetër. Këta që kanë bërë këto duhet të përgjigjen.

Ta mbyllim ketë sa më mirë. Është edhe ai aplikacioni që shikojnë në celular shikojn. 2.1 dhr dalin të gjithë jashtë, por banesat nuk e ndjejnë”, tha Bozo./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono