Duhet të ishte në “arrest shtëpie”, kapet i riu për vjedhje

10:54 | 25/09/2018

Policia e Bulqizës ka ndaluar një 23-vjeçar i dënuar me “arrest shtëpie” nga Bulqiza i cili dyshohet se është autori kryesor për një vjedhje me armë në qytet.

Florenc Xheleku ishte shpallur në kërkim disa orë më vonë pasi ndodhi ngjarja më 22 Shtator.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me dy persona  të tjerë, të maskuar kanë hyrë në banesën e A.M, 50 vjeç. Ata dyshohet se posedonin edhe armë  dhe pasi kanë kontrolluar për sende me vlerë,  janë larguar duke marrë automjetin tip “Benz” në pronësi të 50-vjeçarit. Më pas ky automjet  u gjet nga policia i braktisur.

Menjëherë pas ngjarjes, bazuar në informacionet  e shpejta të marra në rrugë operative si dhe mbi bazën e dyshimeve u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi i cili ishte me masë dënimi “Arrest në shtëpi”.

Autoritetet nuk e kanë gjetur në banesë këtë shtetas pasi ndodhi ngjarja. Policia e Bulqizës, ngriti pika kontrolli grackë, ku mbrëmjen e djeshme është kapur në afërsi të një lokali.

Në momentin e kapjes Xheleku  ka bërë rezistencë ndaj policëve dhe ka tentuar të largohet, por është prangosur.

Nndërkohë po vijon hetimi për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono