Duda Balje: Kush është politikani shqiptar që më pëlqen më shumë

21:49 | 10/05/2019

Duda Balje ishte e ftuara e radhës në këtë puntatë të emisionit “Provokacija”. Ajo është deputete në Kosovë. Edhe pse ka lindur aty, Duda është me origjinë boshnjake dhe përfaqësoni këtë komunitet.

Nënë e tre fëmijëve, Duda Balje ka treguar se është kryetare e komisionit për të drejtat e njeriut në parlamentin e Kosovës. Pasi u pyet nga moderatori Mustafa Nano, ajo tregoi se kush është politikani më simpatik në Shqipëri dhe në Kosovë.

“Edi Rama, veç për gardin. Unë nuk jam kompetent për ta vendos, por zoti Rama gjithmonë ka përkrah Kosovën dhe unë gjithmonë pëlqej gardin. Sa e kam pasur mundësinë për ta përcjellë më pëlqen shumë.

Në Kosovë nuk mundem të zgjedh një person. Unë jam me mandat të tretë deputete dhe kam pasur mundësinë të punoj me secilën parti të madhe. Unë kam pasur edhe respekt. Edhe tani me kryeministër dhe kur ka pasur kryeministër LDK dhe PDK, mirë kemi kaluar”, tha Duda Balje./abcnews.al


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono