Dua Lipa rikthehet në Kosovë

22:25 | 08/08/2018

Nga 10 Gushti për 72 orë, Parku Kombëtar i Gërmisë në Prishtinë do të presë “Sunny Hill Festival”. Këngëtarët pjesëmarrës janë emra të njohur të tregut të muzikës botërore dhe Kosovës si Dua Lipa, Dren Abazi apo Dafina Zeqiri.

Fiksojeni datën 10 Gusht. Dua Lipa vjen të këndojë në Kosovë, në “Sunny Hill Festival”.Këngëtarja që vazhdon të shënojë arritje në skenën e madhe të muzikës botërore rikthehet në vendin e saj të origjinës, në festivalin e krijuar nga i ati, Dukagjini. Dua-s që 2018 i dha dy çmime në “Brit Awards”, si këngëtarja më e mirë e re dhe femër në Britaninë e Madhe, e më pas si artistja që këndoi në finalen e “Champions League” në Kiev, do të vijë me më të mirat e 2018-s.

Nuk do të jetë i vetmi emër i njohur i muzikës ndërkombëtare. Rreperi amerikan, Action Bronson, dhe D.J holandez, Martin Garrix, do të ngjitet në skenën e “Sunny Hill Festival” bashkë me artistë të tjerë të njohur të huaj, por veçanërisht ata shqiptarë, më të pëlqyerit e momentit, Dafina Zeqiri, Shpat Deda, Jericho, Asgjë sikur Dielli, Oda, Dren Abazi, Stanaj apo Ledri Vula.

Vendtakimi, Prishtina. Për 72 orë, nga 10 Gushti, në Parkun Kombëtar të Gërmisë në Prishtinë do të luhet e dëgjohet muzikë në Festivalin “Sunny Hill” që premton të kthehet në një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike në Rajonin e Ballkanit./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono