Dua Lipa, artistja e parë shqiptare që fiton dy çmime Grammy
Mandatory Credit: Photo by Chelsea Lauren/REX/Shutterstock (10095021ah) Dua Lipa - Best New Artist, Best Dance Recording - ÔElectricityÕ 61st Annual Grammy Awards, Press Room, Los Angeles, USA - 10 Feb 2019

11:39 | 11/02/2019

Artistja e re më e mirë, dhe kënga më e mirë e zhanrit Dance, Dua Lipa bëhet artistja e parë shqiptare që fiton dy çmime Grammy. Ajo ka qenë femra e dytë më e dëgjuar e vitit 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar.

Dua Lipa, shkruan historinë duke u bërë artistja e parë shqiptare e cila fiton dy çmime Grammy. Ajo u shpall fituese në mbrëmjen më të madhe muzikore të vitit Grammy Awards 2019 në kategorinë “Kënga më e mirë e zhanrit Dance”, për këngën e saj “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplo. Ajo po ashtu ka rrëmbyer edhe çmimin si artistja e re më e mirë.

“Jam artiste me dy çmime Grammy!!! Jam shumë e përulur dhe mirënjohëse në këtë moment. I dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim, të gjithë artistëve të mahnitshëm me të cilët kam punuar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e vërtetë është realizuar! Faleminderit!!”, ka shkruar Lipa në Instagram pak pasi mori çmimin.

Lipa la pas këngët “Northern Soul” nga Above & Beyond dhe Richard Bedford, “Ultimatum” nga Disclosure dhe Fatoumata Diaëara, “Losing It” nga Fisher dhe “Ghost Voices” nga Virtual Self.

Dua Lipa ka qenë femra e dytë më e dëgjuar e vitit 2018 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e para në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi që mban emrin e saj e që kryesohet nga hitet “Neë Rules” dhe “IDGAF” ka qenë albumi i katërt më i dëgjuar në Spotify në SHBA në vitin e kaluar. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono