Drogë me vlerë rreth 500.000 Paund, i riu shqiptar para gjykatës

10:30 | 17/01/201910:300

Drogë me vlerë rreth 500.000 Paund. Është kjo arsyeja që ka detyruar Emiljano B. të dalë para Gjykatës së Selkirik në Skoci. 19-vjeçari shqiptar u arrestua të martën dhe akuzohet për prodhim dhe shpërndarje  të lëndëve narkotike. Ai u gjet në një fabrikë ku kultivohej kanabisi pas një aksioni të policisë lokale.

Sipas mediave britanike, e njëjta ndërtesë ishte përdorur edhe më parë për prodhimin e kanabisit. Në Tetor të 2015-s aty u arrestua një vitnamez që u dënua me  3 vjet burg.

Ndërkohë i riu shqiptar i ka mohuar akzuat dhe është dërguar në paraburgim. Sipas BBC, Emiliano B. pritet që të dalë në gjykatë sërish javën e ardhshme./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono