Drogë dhe arsenal armësh, kush janë shqiptarët që u dënuan në Itali

23:30 | 09/05/2019

Tre shqiptarë janë dënuar nga gjykata italiane këtë të enjte pasi u kapën vitin e kaluar me drogë dhe një arsenal të tërë armësh. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Jurgen Verbofshi u dënua me shtatë vjet burg. Ai është 20 vjeç dhe ka lindur në Greqi.

Ndërkohë për 38-vjeçarin Agim Proshka, u dha dënimi me 9 vjet e 8 muaj burg. Ndërsa shqiptari tjetër, Edison Proshka, 28 vjeç, do të vuajë vetëm 5 vjet burg.

Edison Proshka, Agim Proshka dhe Jurgen Verbofshi

Të rinjtë shqiptarë u arrestuan në Shkurt të vitit 2019. Ata u kapën me mbi 15 kilogramë kokainë dhe heroinë. Kapja e tre shqiptarëve u krye pas një kontrolli të bërë në një garazh në Mariano Comense, një zonë e Milanos. Ata kishin shkuar aty me dy makina të ndryshme.

Mësohet se 19-vjeçari Verbofshi ishte në drejtimin e një makine tip “CItroen C3”. Brenda saj, autoritet italiane gjetën 5 kilogramë kokainë dhe 550 gramë heroinë. Ndërkohë pas një kontrolli të imtësishëm në garazh u gjetën edhe 6.6 kilogramë kokainë dhe 3.8 kilogramë heroinë të tjera.

Por jo vetëm kaq. Të rinjtë shqiptarë kishin fshehur edhe një arsenal armësh aty. Një pistoletë, një pistoletë gjysmë automatike, një automatik, një revolver, një silenciator dhe 200 fishekë të përshtatshëm për të gjitha armët e sekuestruara.

Më pas, policia shtoi dhe kontrollet në banesat e të arrestuarve. Në këtë moment, ata sekuestruan rreth 8.400 euro të padeklaruara në shtëpinë e Agim Proshkës./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono