Drogë dhe armë në banesë, në pranga babë e bir

10:51 | 14/03/2019

Policia e Fierit ka arrestuar babë e bir të cilët shpërndanin drogë. Gjurmimi i 55-vjeçarit  dhe djalit të tij 26 vjeç, u bë me metoda speciale të hetimit, vëzhgim në distancë dhe blerje të simuluar.

Në total u sekuestruan 900 gramë lëndë narkotike në formë çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Policia gjeti në banesë një pistoletë me 3 fishekë dhe një peshore elektronike.

Ndërkohë në Durrës 5 persona u arrestuan dhe 21 kilogramë kanabis u sekuestruan. Këta persona u kapën në stacionin e trenit në Lushnje dhe me vete kishin drogën në formë çokollate./abcnews.al


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono