Drejtuesit e skuadrës së Juventusit ofrojnë Higuanin dhe 20 mln euro për Zaniolo

21:50 | 10/07/2019

Skuadra e Juventusit dhe Romes janë në bisedime për të konkretizuar një marrëveshje nga e cila do të përfitonin të dyja klubet. Bardh e zinjtë ofrojnë kartonin e Higuain dhe 20 mln euro për talentin Italian Zaniolo

Skuadra e Juventusit dhe Roma janë drejt një marrëveshje nga e cila do të përfitonin të dyja klubet. Bardh e zinjtë janë të destinuar për të nënshkruar me talentin e verdh e kuqve Zaniolo.

20 vjeçari luajti si titullar sezonin e kaluar me skuadrën e Romes duke zhvilluar paraqitje fantastike. Zonja e vjetër dëshiron të firmosë me Zaniolon i cili mund të luajë në nivele të larta për shumë vite.

Mediat italiane raportojnë se skuadra e Juventusit i ka ofruar Romës 20 mln euro dhe kartonin e sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain në këmbim te talentit  premtues Italian.

Roma ende nuk e ka dhënë përgjigjen përfundimtare pasi fillimisht duhet të zgjidhet çështja e sulmuesit Edin  Xheko. Higuain nuk është në planet e skuadrës së Juventusit dhe kalimi tek Roma do të ishte një mundësi e shkëlqyer për argjentinasin dhe skuadrën romake e cila ka probleme në fazën sulmuese.

Vellai i Higuain disa ditë më parë tha se futbollisti do të qëndrojë tek Juventus ose do të transferohet në ndonjë kampionat tjetër por tashmë gjërat duket se kanë ndryshuar.

Tek Roma, Higuain do të ishte një titullar i padiskutueshëm dhe do të përshtatej shumë shpejt me filozofinë e lojës së klubit Italian. Sa i përket Nikolo Zaniolo, 20 vjeçari ka dhënë konfirmimin e tij për të kaluar tek Juventus madje aludohet se ka një akord me drejtuesit e klubit torinez./ABC News Albania 24/7 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono