Drejtori sportiv i Vllaznisë Engin Firat premton kompletimin e skuadrës në qershor

20:10 | 20/06/2019

Edhe pas ngjitjes në Kategorinë Superiore, skuadra e Vllaznisë vazhdon të ndeshet me probleme të brendshme. Drejtori sportiv i klubit Engin Firat, sqaron situatën tek shkodranët.

Skuadra e Vllaznisë siguroi ngjitjen në eliten e futbollit shqiptar pas një sezoni në kategorinë e parë. Kjo nuk ka mjaftuar që në klubin shkodran situata t’i rikthehet normalitetit. Drejtori sportiv i skuadrës së Vllaznisë, Engin Firat zbulon situatën në të cilën ndodhet skuadra shkodrane.

Pas të gjitha spekullimeve në javët e fundit kam dashur të bëj të qarta disa pika. Ashtu siç e kemi lajmëruar edhe më parë, kemi përfunduar listën e transferimit për Vllazninë në fund të prillit. Pas përfundimit të kategorisë së parë, administratori Lici ka filluar të flasë me secilin nga lojtarët në veçanti. Përveç cilësisë së lojtarëve, administratori Lici dëshiron gjithashtu të jetë i sigurt për karakterin dhe anën financiare te tyre. Sepse ne nuk do të transferojmë lojtarët që janë shumë të shtrenjtë për buxhetin tonë. Disa transferta janë dakordësuar dhe ne shpresojmë që deri në fund të qershorit të përfundojmë të gjitha transfertat, duke përfshirë edhe trajnerin.

“Sigurisht që askush nuk mund të presë deri në gusht për të vijuar me transfertat, sepse kjo do të shkatërronte Vllazninë. Ne jemi të sigurt se do të kemi një ekip të mirë në sezonin e ardhshëm, i cili nuk do të kalojë të njëjtin makth si 2 vjet më parë.

Për veten time, unë nuk jam problemi për Vllazninë dhe do ta mbështes administratorin Lici gjithë kohën. Për ta bërë gjithashtu të qartë për të gjithë, nuk kam interes të jem trajneri i Vllaznisë dhe nuk do të largohem për një klub tjetër në Shqipëri. Pasi Lici të përfundojë të gjitha transferimet, ne do të ulemi dhe do të flasim për të ardhmen dhe vijëmësinë e bashkëpunimit tonë”.

Vllaznia do të luajë sezonin e ardhshëm në Superiore ku synimi kryesor është të shmanget paraqitja e sezoneve të fundit. /ABC news Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono