Drejtori i Shkollës së Magjistraturës: SPAK krijon garanci

21:58 | 09/04/2019

Sokol Sadushi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës, ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Provokacija”, për të folur rreth reformës në drejtësi dhe institucioneve të reja që priten të krijohen. Një ndër këto institucione është edhe SPAK, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, e cila pritet të hetojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në vend.

Por në diskursin publik flitet se kjo strukturë e re do të hetojë korrupsionin në nivelet e larta dhe sipas drejtorit Sadushi, SPAK jep garanci se një gjë e tillë mund të ndodhë.

“Nuk është legjendë, por në fakt duke qenë se ne jemi mësuar me mënyrën si Prokuroria ka punuar në Shqipëri me pandëshkueshmërinë, fakti që është projektuar ngritja e një prokurorie antikorrupsion me të gjitha elementet që ajo do të ndjekë në vijmësi, krijon garanci që ne do shpresojmë tek ky institucion. E para do kemi prokurorë që kanë kaluar procesin e Vettingut, me prokurorë që deri diku janë të qetë me të shkuarën e tyre dhe është profesionalizmi ajo që do të nxjerrë në pah punën që ata do të bëjnë. Në këtë pikëpamje prokurori dhe nga mënyra si është organizuar prokuroria, unë mendoj që ka shpresa për të pasur një produkt nga Pro0kuroria e Posaçme Anti-korrupsion dhe ndoshta është dhe momenti. Nuk mund të pritet më. Shqipëria është pjesë e vendeve që integrohen në BE dhe nuk mund të pranojnë në BE nëse ti nuk ke standardet bazë që lidhen me ndëshkueshmërinë dhe profesionalizmin”, tha ai.

Prej pak kohësh është hapur edhe gara për Prokurorin e Përgjithshëm. I pyetur nëse Arta Marku mund të rizgjidhet sërish në krye të Prokurorisë, Sadushi u shpreh se ajo ka të drejtë të garojë. Pastaj ngelet në dorë të Kuvendit që do të vendosë sipas një rankimi vlerësimi nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Madje Sadushi shtoi se Marku është zgjedhur në mënyrë kushtetuese dhe ligjore si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

“Për sa kohë që Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme është zgjedhur dhe ka plotësuar kriteret për të qenë Prokurore e Përgjithshme sigurisht që është një garë që do ngelet në vlerësimin e rankimit që do bëjë KLP dhe natyrisht në vendimmarrjen e Kuvendit mbi bazën e këtij rankimi që do bëjë ky Këshill dhe natyrisht mbetet një kandidate.

Ajo është zgjedhur në mënyrë kushtetuese dhe ligjore pavarësisht se situata e solli që në kohën kur ajo u zgjodh nuk ishte ngritur KLP dhe Shqipëria nuk mund të rrinte pa Prokuror të Përgjithshëm dhe u miratua me atë ligj që e kishte miratuar 3/5 e deputetëve. Natyrisht ishte një zgjidhje e përkohshme, por vonesa që pati ngritja e KLP-së zgjatja e saj në këtë pozicion shkoi pak përtej atyre kiteve që mendohej të kishte statusi i prokurorit të përkohshëm”, tha drejtori i Shkollës së Magjistraturës./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono