23:16 | 09/01/2019

Rasti i fundit i denoncuar në emisionin “Stop” ku një gjykatës kërkonte para dhe favore seksuale ndaj një nëne që luftonte për kujdestarinë e fëmijës tronditi opinionin publik. Për të diskutuar mbi këtë çështje në emisionin “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi ishin të ftuar Oriola Pampuri, deputete; Stela Dhima, psikologe; Gëzim Tushi, sociolog dhe Armand Bajrami, gazetar.

Për të gjithë të ftuarit rasti i gjyqtarit Roland Hysi dhe i psikologes Elona Meçani që luante rolin e sekseres është i papranueshëm dhe i pafytyrë. Deputjetja e PD-së, por njëkohësisht edhe psikologe, Oriola Pampuri tha se ky është një rast i pacipë për kolegët e saj, njëkohësisht edhe për gjykatësin.

Oriola Pampuri: “Është një rast i pacipë për kolegët tonë. E njëjta gjë vlen edhe për gjykatësin. “Stop” nxorri në pah një problamtikë të tillë që nuk është e vetmja. Këto raste janë ato që na pengojnë të ndërmarrim ato reformat. Gjëja e parë që duhet të bëhet është heqja e licensës dhe bashkë me të hapat që u ndërmorën. Këta meritojnë atë që bëri zonja mbrëmë”.

Nga ana tjetër, sociologu Gëzim Tushi tha se, “Reagimet dhe denoncimet janë shumë pak me të vërtetat që ndodhin dhe në këtë rast kemi të bëjmë me viktima që janë fryt i ngacmimit seksual. E keqja në shoqërinë shqiptare po ndeshet me disa fenomene që janë të reja dhe po agravojnë dhe po tejkalojnë edhe atë kodin mes nderit dhe turpit në vendin tonë dhe kjo është e pafytyrshme. Meshkujt janë përgjithësisht që kërkojnë favore seksuale. Meshkujt shqiptarë, një pjesë e tyre, mesa duket kanë mentalitetin feudal që mendojnë se vartësen e tyre ta konsiderojnë si objekt seksual dhe kjo është e turpshme për një mashkull shqiptar. Po të investigohet akoma më shumë besoj se këtu mund të kenë gisht edhe të tjerë persona”.

Oriola Pampuri:Ajo që më bëri të ndihem mirë ishte mënyra se si zonja iu përgjig. Besoj se zonja të tilla ka plot. Pushteti i këtyre personave në të gjitha hallkat e administratës e bën të fortë kundrejt nevojës që ka përballë. Ka edhe nga ato gra që edhe mund të vetëofrohen, pikërisht edhe ky grup i vogël ndot atë grupin e madh të zonjave me dinjitet”.

Gëzim Tushi:Ka raste kur në mënyrë paradoksale shikon njerëz edhe femra që bëjnë karrierë nëpërmjet këtij mjeti. Është e vërtetë që pjesa më e mahde e femrave janë dinjoitoze, por ka edhe nga ato që trupiune tyre e kthejnë në instrument për të përfituar favore. Neë kemi raste si ky se në se thua jo nuk do vazhdosh edhe punën. Mentalitei i meshkujve shqiptarë është që kolegen, vartëse e tyre e shohin si objekt seksi”.

Stela Dhima:Kur nuk arrin të kënaqesh me ato që ke në jetë, sigurisht do arrish të shfrytëzosh mundësi të tilla”.

Gazetari Armand Bajrami theksoi se procesi i Vettingut i ka futur në presion gjyqtarët. Madje sipas tij një pjesë e tyre e kanë kuptuar që nuk do të kalojnë dhe punojnë si në ditën e fundit, për të përfituar sa më shumë të munden.

Armand Bajrami: “Procesi i Vettingut me gjithë anët pozitive ka sjellë një presion shumë të mëdha në gjyqësor. Shumë gjyqtarë janë të frikësuar, të ndrojtur për situata që mund të ndodhin në skena të përditshme. Disa të tjerë punojnë si për ditën e fundit dhe të vjelin ç’të munden. Unë nuk e di saktësisht momentin kur është bërë videoja, gjithsesi pa u shkëputur nga tema, Stop i ka bërë një nder shumë të madh publikut. Janë edhe tre raste të tjera, ku dy gjyqtarë kanë shkuar në organet e hetimit ndërsa një drejtues i lartë, Shukri Xhelili u shpall i fajshëm për korrupsion nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, por akuza u ndryshua në shkallët e tjera të drejtësisë. Dënimet nuk kanë qenë të rënda dhe kanë përfituar kanë përfituar shërbim prove e të tjera”.

Në fund, të gjithë të ftuarit treguan edhe një zgjidhje se si mund të ndalohet ky fenomen.

Gëzim Tushi: “Unë mendoj që për zgjidhjen e këtyre problemeve sociale ka dy anë. Një anë është edukimi i njerëzve, forcimi i personalitetit të femrës, emancipimi i femrës, që ta mendojë që është sovrane e trupit. Duhet të edukojmë vajzat në familje, t’i mësojmë në shkollë, shoqëria civile dhe media. E dyta ka të bëjë me ndëshkimin”.

Armand Bajrami:Nuk mund të jap një diagnozë, por inkurajoj vajzat që të denoncojnë rastet kur për një vend pune kërkohen favore të tilla”.

Stela Dhima: “Jam dakord me pjesën e edukimit, është kyç në këtë proces. Ne nga njëra anë edhe e ofrojmë edukimi, që arrin të plotësojë disa hapësira, por është i gjithë morali, shoqëria, i gjithë populli që ka një kulturë ndryshe nga edukimi. Unë shpresoj që të mos ketë aq shumë psikologë të tillë sepse shpresoj që psikologët të kenë parime. Unë shpresoj që të jenë duke bërë punë me etikë, por kur qytetarët ndjejnë se nuk marrin shërbim të drejtohen te Urdhri i Psikologut”.

Oriola Pampuri:Përmirësimi i marrëdhënieve familjare që është venitur kohët e fundit, forcimi i ligjit dhe denoncimi. Të treja janë hallka të rëndësishme që rrisin një shoqëri me dinjitet”./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono