“Drejtësia fokusi kryesor i SHBA”: Yuri Kim merr zyrtarisht detyrën

17:34 | 27/01/202017:340

Entuziazmin për të marrë detyrën e re si ambasadore e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim nuk i’a ndalën reshjet e shiut.

Pasi i dorëzoi letrat kredenciale, Presidentit të Republikës, Ilir Meta, diplomatja amerikane foli objektivat e saj në Tiranë, ku njësoj si paardhësi i saj Donald Lu fokusi do të jetë te drejtësia.

“Jam besimplotë teksa drejtësia dhe integriteti të hedhin rrënjë në Shqipëri, më shumë investitorë do të tërhiqen në Shqipëri, në mënyrë që të krijohen më shumë vende pune dhe mundësi”.

Besimin për bashkëpunim e shprehu edhe te liderët politikë.

“Pres me kënaqësi të punoj me udhëheqësit e Shqipërisë ndërsa ata ndërmarrin hapa të vështirë por absolutisht të nevojshëm për të zbatuar reformën  në drejtësi, për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të larguar korrupsionin nga sistemi shqiptar”.

Në një retrospektivë të shkurtër solli në vemendje ndihmën dhe bashkëpunimin që nga koha kur SHBA dha ndihmën për ekzistencën e Shqipërisë si shetet dhe e vijoi me marrëdhëniet e ngrira gjatë komunizmit, kohë kur komunikimi bëhej përmes zërit të amerikës.

Dhe për të treguar se mbështetja për Shqipërinë do të jetë e fortë, Kim i foli shqiptarëve në gjuhën e tyre.

“Ne jemi me ju krah për krah”.

Nga qershori i 2019, pas largimit të Donald Lu, SHBA ngeli e papërfaqsuar në nivel ambasadori në Shqipëri ndërkohë që qëndrimet e saj i shprehu përmes të ngarkuarës me punë Lejla Moses Ones./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono