Drejt përfundimit punimet për autostradën Tiranë-Elbasan

12:50 | 09/01/2019

Brenda pranverës punimet në autostradën Tiranë –Elbasan pritet të përfundojnë. Ky aks i rëndësishëm ka kërkuar disa herë shtesa financimesh dhe punimet janë zvarritur prej vitesh.

Punimet  për autostradën Tiranë-Elbasan janë drejt perfundimit. Zyrtarë të dikasterit përkates konfirmojnë se zvarritjet për këtë vepër infrastrukturore do marrin fund këtë pranverë.

Ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri tha: “Sot që flasim jemi në fazën e fundit të punimeve dhe jam i bindur se publiku brenda pranverës do të ketë rrugën të përfunduar dhe të dorëzuar me të gjitha parametrat e nevojshme. Është bërë një punë e madhe vitin e kaluar për të zgjidhur ngërçin dhe problemet juridike të trashëguara por mbi të gjitha për të siguruar financimin shtesë për përfundimin e kësaj vepre që mori më shumë kohë se çduhet për shkaqe që i kemi thënë dhe më parë: projektimi jo i mirë, mungesa e financimeve atëherë kur duhej përpos edhe problemeve tjera të trashëguara të menaxhimit të kontratës”.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri DHE Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendror inspektuan kantierin e hapur të rrugës Tiranë-Elbasan, në segmentin nga rrethrrotullimi i TEG drejt tunelit të Kërrabës.

Afrim Qendro drejtori i ARRSH: “Kanë ngelur edhe 6% e të gjithë volumit të përgjithshëm të punimeve për të përfunduar. Ka mbetur paketa e shtresave rrugore dhe ajo asfaltike bashkë me elementët e sigurisë rrugore. Pas sigurimit të financimit shtesë të muajit Shtator, ritmi i punimeve është i kënaqshëm dhe ne mendojmë se brenda grafikut të ri të punimeve kjo vepër të mbarojë që kjo pjesë e zvarritur prej shumë vitesh në ndërtim të përfundojë”.

Ndërtimi i autostradës Tiranë-Elbasan ka filluar prej kohësh, ndërsa në pranverën e 2013-ës u hap edhe tuneli i Kërrabës. Por  që prej asaj kohe, perfundimi total i punimeve per kete rruge është shtyrë në mënyrë të vazhdueshme dhe janë miratuar disa herë fonde shtesë./abcnews.al/



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono